Vuçiç: S’do pranojmë njohjen e plotë të Kosovës në këmbim të anëtarësimit

14:02 | 17/02/201814:020

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk do të pranohej asnjëherë njohja e plotë e Kosovës. As në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Serbët nuk do ta pranojnë plotësisht pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka qenë kjo deklarata e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për agjencinë e lajmeve Reuters. Më tej Vuçiç shtoi se cdo veprim në lidhje me Kosovën do të vendosej fillimisht në duart e votuesve serbë dhe do të jetë populli ai që do të vendosë. Pikërisht duke u nisur nga kjo, kreu i shtetit serb shpreh bindjen se njohja e plotë e Kosovës nuk do të ndodhë.

Presidenti serb tha se gjithësesi duhet të shihet realiteti i sotëm dhe të kuptohen marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e serbëve ashtu siç e kanë mësuar veten, mirëpo nuk është as e kosovarëve siç përpiqen të shprehen ata. Vuçiç theksoi se nëse nuk do të ketë kompromis, konflikti mund të vazhdojë për dekada të tëra. Dhe qeveria serbe nuk mund të lejojë që brezat e ardhshëm të përballen me këtë problem. Duke u përgjigjur nëse do të kishte një kompromis të pranueshëm ai tha se kompromisi duhet të jetë i bazuar në vullnetin politik në Bruksel dhe jo në shtimin e presionit ndaj Serbisë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono