“Vuçiç reagoi ashpër”, Kurti: Taksën e heqim pasi të zbatojmë reciprocitetin me Serbinë

08:56 | 15/02/202008:560

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih.

Kurti ka thënë se nuk është takuar me Vuçiç pasi diskutimi është zhvilluar në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

“Unë nuk jam takuar me Vuçiçin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës është shprehur se në këtë takim presidenti serb ka qenë “i ashpër”. Ai ka theksuar se nuk dëshiron të japë detaje, duke u thirrur në rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules).

Gjithashtu Albin Kurti ka pranuar se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

“Vuçiç ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, ka thënë Kurti.  Ndërsa në lidhje me taksën po i bëhet apo jo presion për heqjen e saj, Kurti ka thënë se “do ta heqin taksën sapo të zbatojmë reciprocitetin me Serbinë, si një parim të mirë për marrëdhënie konstruktive fqinjësore”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono