Vuçiç: Politika ime për demarkacion të saktë me shqiptarët e Kosovës


14:00 | 09/08/2018

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se mbështet demarkacionin me shqiptarët e Kosovës, dhe se kjo është pjesë e rëndësishme e politikës së tij.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se mbështet idenë e një demarkacioni me shqiptarët e Kosovës. Ai u tha gazetarëve se kjo është pjesë e politikës ë tij. Kreu i shtetit serb theksoi se duhet pasur një territor që të trajtohet dhe ku të dihet se çfarë i përket kujt. Pasi në të kundërt ky territor do të jetë gjithnjë burim konflikti.

Duke iu drejtuar gazetarëve Vuçiç tha se nuk mund të tregojë rreth asaj që po negocion me shqiptarët e Kosovës, pasi në këtë rast do të zbulonte planet e Serbisë për këto negociata. Ai shpjegoi se një marrëveshje e mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës do të ishte një paketë e kuptueshme e cila nuk është aq e thjeshtë sa mendojnë njerëzit. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono