Vuçiç për negociatat: Rajoni nuk mund të mbështetet vetëm në fqinjët perëndimorë

13:50 | 23/10/201913:500

Për presidentin serb Aleksandër Vuçiç vendimi i BE për të mos hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e ka bërë rajonin të kuptojë se nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët perëndimorë. Deklaratat u bënë gjatë një interviste për “The Financial Times”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç komentoi refuzimin e BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se tani e vetmja qasje e përgjegjshme është që të mbështetemi tek vetja. Një vendim i tillë, pavarësisht nga reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e bëri të qartë për rajonin se nuk varet e gjitha nga ne, tha Vuçiç, duke shtuar se tani ata thonë të paktën, nuk varet nga ju, ndërkohë që më parë thoshin se gjithçka varet nga ju, nga reformat tuaja.

“Çfarë mund të bëj unë, të qaj dhe të filloj grevë urie përballë ndërtesës Berlaymont?“, tha Presidenti serb, duke iu referuar ndërtesës në Bruksel në të cilën gjendet Komisioni Evropian.

“Unë nuk do ta bëj këtë, askush nuk do ta bëjë,” tha ai.

B92 raportoi se Vuçiç e sheh refuzimin e BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut si përligjje të marrëdhënieve të ngushta të Beogradit me Rusinë dhe Kinën.

“Ne duhet të kujdesemi për veten. Kjo është e vetmja mënyrë, e vetmja qasje. Çdo gjë tjetër do të ishte e papërgjegjshme,” tha Vuçiç, duke shtuar se rajoni nuk mund të varet nga vendimi i radhës i Këshillit Evropian apo qeverisë holandeze apo daneze.

Lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit bazuar në modelin Shengen me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Vuçiç tha se angazhimi për këtë marrëveshje u forcua pas negociatave të dështuara për zgjerimin e BE-së.

Presidenti serb tha se ai është gati të modifikojë taksat dhe insentivat për investime me këto dy vende, gjë që do të kontribuojë në krijimin e një tregu prej 12 milionë njerëzish në të tre vendet./abcnews.al

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono