Vuçiç pas takimit me të dërguarin e Trump: Asnjeri nuk po na ofron asgjë

15:59 | 11/10/201915:590

Pas takimit me të dërguarin special amerikan, Richard Grenell për dialogun me Kosovën, presidenti serb Vuçiç është shprehur pesimist duke thënë se askush nuk po ofron asgjë.

“Asnjeri nuk po na ofron një ndarje, dhe asgjë tjetër. Ata nuk do të na japin asgjë.”

Është kjo deklarata e Presidentit serb Vuçiç para gazetarëve kur u pyet rreth takimit me të dërguarin special të presidentit amerikan Trump për dialogun me Kosovën, Richard Grenell. Ky i fundit e ka siguruar Vuçiç se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet, por Beogradi duhet japë diçka në shkëmbim.

Kreu i shtetit serb u shpreh se vendet të cilat njohin pavarësinë e Kosovës, dëshirojnë ta shohin Serbinë pa Kosovën. Madje, ai theksoi se të gjithë në Serbi duhet të binden që askush nuk do t’u japë asgjë.

Madje ai shtoi se prej disa vitesh nuk ka pasur asnjë ofertë për sa i përket çështjes së Kosovës duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk do të ndryshojnë qëndrim.

Më tej ai tha se i duhej pak kohë për të reflektuar rreth asaj që kishte biseduar me Grenell, në mënyrë që të vendoste se çfarë do të bënte në të ardhmen, vetëm atëherë ai do të fliste për publikun./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono