Vuçiç pas komentit të anëtarit të presidencencës së Bosnjës për njohjen e Kosovës

17:46 | 14/11/201717:460

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç theksoi se do të ketë pasoja të thella për Bosnje Hercegovinën pasi një nga anëtarët presidencialë nënvizoi se Bosnja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu Vuçiç nënvizoi se ka njerëz që dëshirojnë Serbinë e gjunjëzuar.

Antari i presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviç, ka trazuar Serbinë. Nga Sarajeva përmes Deutche Welles, ka nisur porosi se do të ishte mirë që Bosnja ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe se kjo është dashur të ndodhë deri më tani.
Sarajeva nuk ka njohur pavarësin e Kosovës dhe madje shpesh as dokumentet e udhëtimit. E ndodhur mes kërcënimeve nga serbët për referendum, ky ka qenë deklarimi i parë rreth pavarësisë.
Por, kjo nuk e ka lënë të qetë Beogradin që do ta diskutoj këtë edhe në këshillin presidencial të Këshillit të Sigurisë serbe.

Alleksandar Vuçiç, President i Serbisë: “Ka njerëz që Serbinë e duan të gjunjëzuar. Kjo është një deklaratë që ndryshon shumë gjëra dhe ne do tua japim përgjigjen tonë. Kjo do të ketë pasoja të thella dhe po të thoja unë dicka të tillë do të përfundoja në gjyqin e Hagës”.
Millorad Dodik, president i serbëve të Bosnjës, e ka quajtur Izetbegovic armikun numër një të serbëve. Serbia ndërkohë nuk e ka pritur mirë asnjë njohje nga rajoni dhe tensione rreth Kosovës ka patur edhe me Maqedoninë, por edhe me Malin e Zi kur u dëbua ambasadorja e Podgoricës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono