Vuçiç i dëshpëruar për humbjen e Kombëtares

16:18 | 23/06/201816:180

Presidenti serb e ka quajtur humbjen ndaj Zvicrës si një nga momentet më të trishtueshëm të të gjithëve. Ai ka kritikuar shqiptarët për mënyrën e festës, por edhe kroatët që këndonin këngë pas fitores së tyre e që në Serbi janë konsideruar si këngë nacionaliste. Federata serbe ka dorëzuar tek FIFA edhe ankesë për mënyrën se si festuan shqiptarët e Zvicrës në fushë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një takimi me një delagacion të një ansambli rus, ka komentuar ndeshjen Serbi-Zvicër, duke thënë se ndjehet krenar për popullin serb i cili nuk ka  ofenduar askënd.Vuçiç ka thënë se Serbia është krenare për sportistët e saj pavarësisht provokimeve.  Humbjen e ka quajtur një dhimbje të thellë.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Jam krenar për qytetarët tanë pasi kombi ka qenë i bashkuar. I bashkuar ka qenë edhe në trishtim mbrëmë, por kemi qenë ndoshta më të mërzitur se kurrë pasi e duam vendin tonë dhe jo se urrejmë dikë tjetër”.

Federata serbe e futbollit është ankuar zyrtarisht duke thënë se në ndeshje nuk i ishte dhënë një penallti e merituar dhe se gjqytarët në dy ndeshjet kanë ndëshkuar Serbinë.

Presidenti serb tha se shqiptarët dhe kroatët kanë provokuar në vazhdimësi para dhe gjatë ndeshjes.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Ne do të mbështesim sportistët tanë dhe besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme, por edhe nëse kjo nuk ndodh ne do të kemi mbështetje. Ne nuk do të këndojmë kundër askujt dhe nuk do të kemi urrejtje pasi kjo e tregon edhe madhështinë tonë dhe madhësinë e tyre”.

Vet Vuçiç i kishte sugjeruar kombëtarës serbe që ta mundin Zvicrën para se të udhëtonin në botërorë. Federata serbe ka parashtruar ankesë edhe për mënyrën se si festuan dy futbollistët me origjinë shqiptare pas shënimit të golave të fitores. /abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono