“Vritini qentë shqiptarë”, protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

20:18 | 28/10/2018

Mbrëmjen e së dielës disa dhjetëra protestues, kryesisht mbështetës të “Agimit të Artë”, u mblodhën përpara ambasadës shqiptare në Athinë për të protestuar kundër vrasjes së 35-vjecarit Kostandin Kaçifa. Protestuesit, sipas mediave helene u mblodhën pas thirrjeve në internet të publikuara nga sindikatat në Athinën Veriore dhe nga partia e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”.

Me flamuj në duar, ata protestuan për vdekjen e Konstandin Kaçifës duke mbajtur fotot e tij në duar dhe duke ndezur qirinj, por edhe lëshuan thirrje antishqiptare si: “Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke” apo “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.

Në protestë është parë dhe kreu i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidhiaris, ndërsa një ndër sheshet kryesore të Athinës, Kifissia, u mbyll nga policia për shkak të kësaj proteste./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono