Vrau të riun nga Elbasani, Gjermania dënon shqiptarin
ARCHIV - 16.04.2018, Baden-Württemberg, Ulm: Der Angeklagte in einem Prozess um Blutrache betritt mit einem Aktenordner vor dem Gesicht den Gerichtssaal. Rund zwei Jahre nach dem Mord an einem jungen Albaner in Deutschland will das Landgericht Ulm das Urteil über einen der mutmaßlichen Täter verkünden. Foto: Thomas Burmeister/dpa +++ dpa-Bildfunk +++ Bildunterschrift 2019-04-04 --> Lebenslange Haft für den 47-jährigen Blutrache-Mörder.⋌Foto: Thomas Burmeister (dpa)

20:42 | 04/04/2019

Dy vjet pas vrasjes së një të riu shqiptar në Gjermani, gjykata e qarkut në Ulm dënoi një nga dy autorët e dyshuar me burgimi të përjetshëm. Sipas gjykatësit Gerd Gugenhan motivi i vrasjes ishte gjakmarrje, pasi dy familje shqiptare ishin në hasmëri me njëra tjetrën prej kohësh. Por avokati mbrojtës i të pandehurit është shprehur se krimi është kryer nga personi tjetër i shpallur në kërkim i quajtur me pseudonimin Don. Për gjykatësin kjo nuk kishte rëndësi pasi i pandehuri dhe njeriu tjetër kishin bashkëpunuar në vrasje.

Viktimë mbeti 19-vjeçari Xhoi Musaj, dhe autori i dënuar është një 47-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk behet i ditur. Edhe pas mbylljes së hetimeve gjermanët e mbajnë sekret emrin për shkak të ndonjë vrasjeje tjetër, raporton media gjermane main-echo.de. 

Ngjarja ka ndodhur në Prill të viti 2017, ku trupi i të riut u gjet në liqenin e qytetit të Erbach më 24 Maj 2017. Sipas ekspertizës viktima ishte goditur me çekiç e më pas e kishin hedhur në liqen. Sipas mediave gjermane të cilat i referohen hetimeve krimi kishte ardhur si pasojë e gjakmarrje. Mediat gjermane shkruajnë se fillimisht i pandehuri ka joshur 19-vjeçarin duke u prezantuar me një identitet fals. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria dhe i ka faturuar në dosjen e vrasjes së të riut shqiptar, vetëm 19 vjeç, mësohet se vrasja ka ndodhur jo nga një person po të paktën nga dy.

Motivi

Sipas gjykatësit Gugenhan, spiralja e hakmarrjes që çoi në vrasjen e 19-vjeçarit Xhoi M., kishte filluar që në vitin 2000. Në atë kohë, në qytetin e Elbasanit, një burrë ishte qëllua për vdekje pas një debati për një borxh. Autori i krimit ishte dënuar me disa vite burg në Shqipëri. Ndërsa i riu shqiptari i vrarë në prill 2017 në Erbach ishte nipi i këtij njeriu. Sipas aktakuzës, personi i dënuar në Gjermani ishte gjithashtu i prekur nga hakmarrja përmes lidhjeve familjare.

Vrasja

Në fillim të Majit është gjetur një kufomë në liqenin Anglersee të qytetit gjerman Erbach. Fillimisht kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët që alarmuan policinë, ndërsa më pas nga rezultatet e ADN-së u identifikua edhe identiteti i viktimës, i cili u tha se ishte Xhoi Musaj nga Shqipëria, 19 vjeç, shkruante aso kohe “BILD”. Pas hetimeve disamujore më në fund grupi hetimor i përbërë prej 30 vetash ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është vrasësi i 19-vjeçarit. Agresori fillimisht kishte dhunuar viktimën dhe më pas kishte gjasa që nga plagët e marra të kishte ndërruar jetë Musaj. Xhoi Musaj sipas të dhënave kishte jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Ëestfalen. Gjithashtu në mes tëPprillit miqtë e tij kishin dëshmuar se ai kishte qenë gjallë pasi kishin qëndruar me të. Policia aso kohe tha se do të shpërblejë 3000 euro atë i cili ndihmon në zbardhjen e vrasjes së Xhoi Musajt, djal që thuhet se ishte me origjinë nga Elbasani./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono