Vrau me sëpatë bashkëshorten në Kukës, ndalohet 75 vjeçari

schedule20:52 - 26 Prill, 2018

schedule 20:52 - 26 Prill, 2018

Policia e Kukësit ka ndaluar  75 vjeçarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, në fshatin Borje.

75 vjeçari,  Adem Tale ishte arratisur që prej ditësh kur vrau me mjete të forta gruan, 68 vjeçare. Vrasja ka ndodhur natën e 4 prillit.

Babai i gjashtë fëmijëve pasi goditi me sëpatë në kokë bashkëshorten u fsheh në malet e Kukësit. Krimi sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!