Vritet në derën e shtëpisë 40-vjeçari

13:32 | 01/08/201913:320

Një 40-vjeçar është me armë zjarri vrarë në derën e shtëpisë në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pranë “Kryqit te Kuq”, në lagjen numër 18. Ndërkohë, në Porto Romano është gjetur një makinë e djegur që dyshohet e autorëve. 

“Fillimisht e thërritën që të dalë nga banesa, ndërsa më pas sapo doli e qëlluan me një breshëri automatiku. Feriz Bardhi 40 vjeç arriti që të shkojë i gjallë në spital, por gjeti vdekjen sapo mjekët ndërhynë në sallën e operacionit”.

I njohur si njeri konfliktual, 40-vjeçari u ekzekutua në derën e shtëpisë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Durrësit, pranë “Kryqit të Kuq”, në lagjen numër 18. Policia nuk ka ndonjë informacion për precedentë të Bardhit brenda territorit bregdetar.

Por ndryshe janë lajmet nga vendi fqinj. Në vitin 2012, Feriz Bardhi u arrestua në Ascoli të Italisë sëbashku me një tjetër shqiptar, shok i tij, Arif Qelia. Atyre iu gjeten 700 gramë kokainë dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar droge, duke u cilësuar si korrierë të organizatës kriminale.

Momentin ku u qëllua me breshëri kallshnikovi, dy fëmijët e tij ndodheshin brenda në shtëpi me nënën e tyre. Kurse fqinjët dolën pas të shtënave që vunë në alarm lagjen.

Policia nuk ka identifikuar akoma autorët dhe ka ngritur postoblloqe për kapjen e tyre. Nuk ka ndonjë pistë konkrete për shkakun e ngjarjes, por disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono