Vrasja e vëllezërve Bilali, shkarkohet drejtori i Policisë së Shkodrës

19:56 | 30/03/201919:560

Pas atentatit të sotëm që rëndon serinë e vrasjeve në Shkodër, shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së këtij qarku Vehbi Bushati. Ky vendim u komunikua gjatë takimit që Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi sot me strukturat e policisë në Shkodër. Në vend të Bushatit, në krye të Policisë së Shkodrës  do të jetë, Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda Niko Brahimi.

Bushati do të zëvendësohet në detyrën e tij nga Niko Brahimi. Kjo lëvizje në kupolën drejtuese të policisë së kryeqendrës së veriut vjen pak orë pas ekzekutimit të dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali në Kiras të Shkodrës.

Sipas Ministrit te Brendshëm i cili shkoi në Shkodër menjëherë pas ngjarjes së rëndë tha se  tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Por ministri garantoi qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera janë të angazhuara maksimalisht.

Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin dhe kemi këtë ngjarje të rëndë që ka ngritur në alarm forcat e policisë vendore, por edhe forca të tjera nga Tirana. Me gjithë luftën dhe goditjet e fuqishme që i janë dhënë krimit të organizuar në Shkodër, prapë rezulton se lufta ndaj këtij krimi nuk është fituar ende dhe mbetet shumë për të bërë. Metastazat e këtij krimi treguan edhe sot pra se janë gjallë, kanë mundësi për të goditur.

Dua të garantoj të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë se Policia e Shtetit është të angazhuara në maksimum për të vazhduar këtë luftë dhe për ta fituar, pa diskutim. Në shërbim të këtij angazhimi, ne kemi marrë sot edhe një vendim të rëndësishëm për të ngarkuar të drejtorisë vendore të Shkodrës një drejtues të ri, i cili vjen nga Tirana.Niko Brahimi, i cili vjen nga Tirana, është një nga drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit. Ai ngarkohet sot me sigurinë e qytetit të Shkodrës dhe kam besimin e plotë se do të japë impulse të reja dhe do të sigurojë atë që Shkodra meriton, qetësi, rend, dinjitet, për arsye se ky qytet është në atë nivel që meriton gjithçka, dhe ne gjithçka do të bëjmë për sigurinë e tij”, tha Lleshaj. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono