Vrasja e teknikut të kondicionerit, pse u vetëdorëzuan dy vëllezërit?

18:31 | 15/12/201918:310

Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, Albano Kusi, njëri nga dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj në gusht të këtij viti në Tiranë. Vëllai tjetër, Griseldo Kusi, që gjithashtu ishte në kërkim, u vetëdorëzua disa javë më parë.

Pas gati 4 muajsh në kërkim Albano Kusi vetëdorëzohet në policinë e Tiranës. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit në Tiranë, Indrit Çelaj.

Të martën do të zhvillohet seanca gjyqësore për rivlerësim të masës së sigurisë dhënë më herët ndaj Albano Kusit, e cila ishte “arrest në burg” në mungesë.

Më herët të njëjtën rrugë, kishte zgjedhur edhe vëllai i  madh i Albanos, Griseldo Kusi. Ai u dorëzua me 12 nëntor dhe akuzohet gjithashtu për vrasjen e Çelaj, ngjarje kjo  e ndodhur mesditën e 22 gusht të këtij viti, në vilën e cila është në pronësi të Bujar Kusit.

Policia thekson se, dorëzimet e dy vëllezërve kanë ardhur si pasojë e kontrolleve të pandërprera, por, fakt është se, aksionet  e uniformave blu kanë dështuar të paktën 13 herë për prangosjen e tyre.

Edhe në të kaluarën Griseldo dhe Albano, kanë pasur probleme me drejtësinë por që kanë mundur t’ia hedhin paq.

Për vrasjen e teknikut të Kondicionerëve po hetohen edhe Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka që akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./abcnews.al

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono