Vrasja e studentes greke, Aleksandër Luca flet nga qelia për herë të parë

09:55 | 16/04/2019

Kanë kaluar rreth 5 muaj nga vrasja e studentes Eleni Topaloudi në ishullin Rodos të Greqisë. Shqiptari i përfshirë në këtë krim, ka folur nga qelia e burgut të Grevenas për televizionin “Star”. Gjatë bisedës me gazetarët, 20-vjeçari shqiptar ka thënë se e di shumë mirë që bashkëpunëtori i tij grek Manolis Koukouras e akuzon për vrasjen e studentes dhe heq nga vetja peshën e përgjegjësisë.

“Nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam avokat”, është shprehur Aleksandër Luca.

Pas deklaratës së tij, ka reaguar edhe babai i studentes së ndjerë.

“E vërteta për ne është e qartë. Të dy bënë atë që bënë. Nëse duan, të tregojnë kush nga të dy e goditi, kush e qëlloi me thikë, kush nga të dy e hodhi në det”, është shprehur Gianis Topaloudis.

Ka qenë data 28 Nëntor 2018 kur studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi u vra dhe trupi i saj u hodh në det. Ajo ka qenë me të dy djemtë në banesë dhe u dhunua e abuzua seksualisht. 21-vjeçarja ishte ende gjallë kur dy të rinjtë vendosën t’i lidhnin këmbët me litar dhe trupin e saj ta hidhnin në det. Shqiptari Aleksandër Luca dhe bashkëpunëtori i tij grek Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin si personin që mori vendimin për ta hedhur studenten në det. Ata ndodhen në të njëjtin burg, por nuk komunikojnë mes tyre. /tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono