Vrasja e Jurgen Kurtit, arrestohen 3 persona

11:27 | 26/03/2019

Tre të rinjtë e arrestuar nga policia e Tiranës, të akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit, dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ata e kanë kryer krimin për llogari të një personi tjetër, përkundër pagesës.

Policia e Tiranës ka zbardhur ekzekutimin e tipit mafioz të Jurgen Kurtit, duke prangosur 3 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 18 marsit, ndërsa u arrestuan, Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë-Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç, banues në Patos, dhe Olsi Qalliu, 22 vjeç, banues në Fier. Ndërsa një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.

Uniformat blu sekuestruan, një armë zjarri tip pistoletë, TT, një sasi prej 2470 euro, lëndë narkotike si edhe dy automjete luksoze.

Ndalimi i tre të rinjve, u bë mesditën e së hënës, ndërsa ata nuk kanë pranuar akuzuat e ngritura nga prokuroria, siç është, “vrasje me paramendim” apo “armëmbajtje pa leje”.

Gjatë marrjes në pyetje Levendi, Berberi dhe Qalliu u shprehën se, nuk e njihnin dhe as nuk kishin pasur ndonjëherë konflikt me viktimën Kurti, teksa shtuan se, ata  nuk ishin në Tiranë ditën kur ndodhi vrasja.

Autorët e dyshuar të krimit, sipas uniformave blu janë vrasës me pagesë.

Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, grupi hetimor pohon se, tre të ndaluarit e kanë ndjekur Kurtin për disa kohë, duke studiuar shumë mirë lëvizjet e tij.

Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që të arrestuarit të kenë pasur informacione për lëvizjet e viktimës, pasi 26-vjeçari u ekzekutua në momentin që kishte mbaruar palestrën, fare pranë shtëpisë së tij në rrugën “Zef Jubani”.

ABC News, ka zbardhur edhe ekspertizën e mjekësisë ligjore, ku Jurgen Kurti u qëllua me 17 plumba dhe arma e krimit ishte një automatik tip “Scorpions”,  9 mm model 56.

Edhe pse të rinj në moshë, Levendi, Berberi dhe Qalliu ekspozonin në rrjete sociale mjete luksoze dhe udhëtime të shtrenjta./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono