Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi: Arabia Saudite dënon me vdekje pesë persona

11:11 | 23/12/201911:110

Arabia Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi .

Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë Saudite, u vra brenda konsullatës së mbretërisë në qytetin turk të Stambollit nga një ekip agjentësh saudit.

Prokurori tha se Saud al-Qahtani, një ish-këshilltar mbretëror saudit ishte hetuar por nuk u akuzua dhe u la i lirë.

Vrasja e Khashoggi shkaktoi krizën më të madhe diplomatike të Arabisë Saudite që nga sulmet e 11 shtatorit, pasi udhëheqësit botërorë dhe drejtuesit e biznesit kërkuan të distancohen nga Rijadi.

CIA arriti në përfundimin se princi i vendit, Mohamed bin Salman, urdhëroi vrasjen e Khashoggi, sipas një raporti nga Washington Post. Princi ka mohuar përfshirjen, por tha në TV amerikan në shtator se ai mer “përgjegjësinë e plotë si një udhëheqës në Arabinë Saudite”.

Prokurori tha se edhe tre persona të tjerë në këtë rast ishin dënuar me 24 vite burg por të gjithë mund të apelojnë aktgjykimet./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono