Vrasja e Eri Zefit, ngujohen familjarët e shokut të fëmijërisë

13:03 | 31/10/201913:030

Shpallja në kërkim e shokut të fëmijërisë të Eri Zefit që u ekzekutua në Fan të Mirditës ka bërë që familja Alia të ngujohet. Ndonëse nuk kane pranuar të kenë lidhje me ngjarjen, ata kanë vendosur të respektojnë Kanunin derisa të zbardhet e vërteta.

Shpallja në kërkim e shokut të fëmijërisë së Eri Zefit që u ekzekutua në Fan të Mirditës ka bërë që familja Alia të ngujohet. Ata nuk kanë pranuar të kenë lidhje me një ngjarje të tillë, por përsa kohe të zgjidhet çështja kanë vendosur të respektojnë Kanunin.

Familjaret e personit që u shpall në kërkim për vrasjen e Eri Zefit në Mirditë janë ngujuar në fshatin e tyre në Fan. Këtë vendim familja Alia e mori sapo doli lajmi në media, që Mikel Alia është i dyshuar për ekzekutimin e 34-vjeçarit.

Ata nuk e kanë pranuar që djali i tyre të ketë dorë në këtë ngjarje dhe i kanë kërkuar policisë dhe prokurorisë të zbardhin ngjarjen sepse po njollosen pa shkak. Por megjithatë për t’u mbrojtur nga çdo gjë e papritur ata kanë marrë masat e tyre sipas Kanunit.

Mikel Alia 40 vjeç është fshehur dhe sipas policisë ai është personi me të cilin Eri Zefi shkoi në Fan të Mirditës megjithëse ruhej prej gjakmarrjes. Sipas hetuesve Mikel Alia ishte shok i ngushtë me viktimën, por kishte dhe  lidhje miqësore me fisin Ndreca në Durrës, familje kjo në gjakmarrje me familjen Zefi.

Nga ekspertiza në trupin e 34-vjeçarit Zefi u identifikuan shenja dhune që sipas hetuesve janë kryer para se ai të ekzekutohej me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks. Trupi i tij u gjet 50 metra larg Rrugës së Kombit në Njësinë Administrative Fan./ABC News Albania 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono