Vrasja e Devi Kasmit, prokuroria pyet të dyshuarin si ekzekutor


14:05 | 13/06/2018

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në pyetje shtetasin grek Efthimious Efthimiou, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në 29 Janar në Tiranë. Seanca e pyetjeve, që ka zgjatur gati pesë orë, është zhvilluar në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan, ku vuan masën e sigurisë “arrest në burg” 41-vjeçari grek.

Në praninë e avokatit të tij, Efthimiou ka këmbëngulur në pretendimin e tij për pafajësi. Ai i ka qëndruar versionit të dhënë pas arrestimit se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe se ardhja e tij në Shqipëri ka qenë vetëm për qëllime turistike.

Sipas burimeve, ai ka guxuar edhe të sfidojë përfaqësuesit e prokurorisë, duke u kërkuar që t’i paraqesin një provë që e përfshin atë në ngjarjen kriminale. Greku Efthimious Efthimiou është një nga katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen. Sipas prokurorisë, ata kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal./abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono