Vrasja e administratorit, arrestohen 3 persona

09:00 | 12/06/2019

Tre persona u arrestuan nga Policia e Vlorës si autorë të dyshuar të vrasjes së kryetarit të Njësisë së Administrative Kotë. Sipas policisë njëri prej tyre është Arif Bejtaj, 19- vjeçari i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit të djeshëm.

Ndërsa dy të tjerët Jaçe dhe Namik Bejtaj, përkatësisht 22-vjeç dhe 30-vjeç. Të tre këta persona janë banues në fshatin Mavrovë. Gjithashtu është shpallur në kërkim nga policia Mersin Bejtaj 32-vjeç, banues në Vlorë.

Këta persona, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin për motive të dobëta dy vëllezër.

Por pas ndërhyrjes për të shuar këtë konflikt, u qellua me plumb Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, i cili humbi jetën me pas ne spital.  Materialet në ngarkim të 3 personave te arrestuar iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono