Vranë rojen shqiptar, dy të arrestuar në Greqi

20:48 | 29/08/201920:480

Dy persona të moshave 43 dhe 46 vjeç janë arrestuar për vrasjen e një 68-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili punonte si roje në një kompani në periferi të Athinës.

Ngjarja ka ndodhur Qershorin e kaluar, ndërsa sot policia greke ka vënë në pranga dy të dyshuarit. 68-vjeçari ishte gjetur i vdekur mëngjesin e 17 Qershorit.

Vajza e viktimës, në dëshminë që kishte dhënë në polici, ishte shprehur se i ati e kishte telefonuar në orën 02:40 të mëngjesit dhe i kishte thënë se ishte përballur me disa grabitës. Kur vajza shkoi në vendin e punës së të atit, e gjeti të rrahur dhe të lidhur.

Ai u dërgua në spital, por mjekët konstatuan se kishte humbur jetën. Vdekja e 68-vjeçarit shqiptar ishte shkaktuar nga goditjet në kokë, kraharor dhe në krahun e djathtë. Njëri nga autorët  e dyshuar raportohet se kishte punuar në të njëjtën kompani si shqiptari. Sipas “Kathimerini”, ai pretendonte se kompania i kishte disa para borxh dhe për këtë arsye do të vidhte pajisjet. Por grabitësit u përballën me rojen shqiptar, të cilin e sulmuan, e lidhën dhe e rrahën duke i shkaktuar vdekjen.

Autorët janë persona me precedent penal dhe të njohur për autoritetet greke. Më parë kanë qenë të arrestuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, grabitje, vjedhje, trafik droge e armëmbajtje pa leje. /tvklan.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono