Votimi elektronik në Njësinë 8, PS: Mund të aplikohet edhe në zgjedhjet parlamentare

10:20 | 16/11/201910:200

Në PS ka nisur që në orën 08:00 të mëngjesit procesi i votimit sipas parimit “një anëtar, një votë” për zgjedhjet e delegatëve të Kongresit. Për këtë proces, janë të regjistruar në listat e votimit  103 056 anëtarë partie. Procesi për zgjedhjen e tyre do të jetë i hapur deri në orën 16:00, ku anëtarët e PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e rinj të Kongresit, nga të cilët më pas do të dalin edhe emrat e rinj të Kryesisë së PS. Për herë të parë, në Njësinë administrative Nr. 8 të Bashkisë së Tiranës, në procesin zgjedhor të një partie politike do të zhvillohet votim elektronik dhe votim on-line.

Deputeti Arben Pëllumbi tha se do të shikohet ecuria e këtij votimi, që mund t’i propozohet edhe Komisionit të Reformës Zgjedhore për t’u aplikuar edhe në zgjedhjet e parlamentare.

“Procesi ka filluar vazhduar normalisht në 333 qendrat e votimit dhe do t’ju infomrojmë për ecurinë. e rëndësishme se  në njësinë 8 po eksperimentojmë teknikat moderne si votimi elektronik dhe do shohim rezultatet si do implemetohen nga strukturat dhe do të shohim më pas për t’ia sugjeruar komisionit të reformës zgjedhore është e rëndësishme të kemi edhe votën e emigrantëve. Kongresi i PS do vendoset në Asamblenë e Ardhshme që besoj do të jetë fundi i shkurtit”.

Pas votimit edhe kryeministri Rama u shpreh se votimi elektronik duhet të ishte pilotuar që në zgjedhjet e shkuara.

“Ne kemi përgatitur një proces të tërë para zgjedhjeve vendore për të qenë të gatshëm t’i përgjigjemi pozitivisht një kërkese për votimin elektronik, na ka rezultuara i mundshëm për ta shtrirë në Shqipëri duhet ta kishim pilotuar në zgjedhje të shkuara. Është votim offline mekanik dhe i papenetrueshëm nga forcat e errëta”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono