Votim i dytë për shkarkimin e presidentit amerikan Trump, akuzohet për abuzim me pushtetin

12:27 | 15/01/202012:270

Akti i dytë , dhe ndoshta goditja më e fortë për shkarkimin e Donald Trump, pritet të kryhet gjatë ditës në senatin amerikan. Votimi i pritur në dhomën e deputetëve për transferimin e akteve të procedurave në degën tjetër të kongresit amerikan, do të ndodhë sot.

Lajmi u konfirmua nga kryetarja e kongresit, demokratja Nensi Pelozi.

Ky kalim u vonua si pasojë e përplasjeve politike për pranimin e dëshmitarëve në këtë fazë të procesit, që sheh Trump të mbështetet në një mazhorancë të qëndrueshme në senat.

Pelozi u shpreh se amerikanët meritojnë të vërtetën dhe se kushtetuta e vendit parashikon një proces. Presidenti dhe senatorët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre, theksoi ajo.

Kreu i mazhorancës në senat, republikani Miç Mekonell caktoi datën 21 janar për debatin duke paralajmëruar se kërkesa për të pasur dëshmitarët aty mund të rezultojë si një boomerang.

Tre republikanë kanë deklaruar se janë pro pranimit të dëshmitarëve, por që kërkesa të miratohet duhet të jenë katër.

Republikanët mund të kërkojnë që të dëshmojnë dhe informatori që nisi gjithë cështjen, një analist i CIA-s, identiteti i të cilit është i mbrojtur. Ky i fundit sinjalizoi presionet e kreut të shtëpisë së bardhë ndaj qeverisë ukrainase.

Një çështje e sigurisë kombëtare sipas tij, e cila u vu në rrezik nga përpjekjet e Trump për të dëmtuar rivalin e tij kryesor politik Joe Biden.

Trump akuzohet për abuzim me pushtetin dhe pengim të Kongresit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono