Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u ka drejtuar një letër ambasadave në Shqipëri, përmes së cilës u kërkon të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën. Në të kundërt, ka thënë Ademi, nuk do t’ia dorëzoj detyrën kryeministrit Edi Rama dhe të zgjedhurit të tij. Voltana Ademi kërkon që Shkodra, por edhe bashkitë e tjera të drejtohen nga një Komision Ndërkombëtar, si në vitet 1913- 1914 derisa, sipas saj të shkohet në zgjedhje të vërteta.
“Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913- 1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën”, shkruan ndër të tjera Ademi, në letrën drejtuar ambasadorëve. /ABC News Albania 24/7