Voltana Ademi kryebashkiake në detyrë: Zoti e ndihmoi Shkodrën

20:42 | 08/10/201920:420

Voltana Ademi është kryetare e Bashkisë Shkodër. Pas publikimit të dokumenteve nga PD, se kryetari i zgjedhur socialist më 30 qershor kishte fshehur një dënim për trafik droge në Itali, ai nuk e mori detyrën më 15 gusht.

E ftuar në studion e Provokacijas në ABC News, Ademi u shpreh se jo gjithmonë e drejta fiton, por në këtë rast Zoti e ndihmoi Shkodrën. Sipas saj ajo që ndodhi në 30 qershor ishte shumë e keqe dhe vërtetoi procesin korruptiv e kriminal që ka mbjellë Edi Rama.

Nano: Shumëkush priste të mos ishte kryetare bashkie, por për inat të të gjithëve…

Ademi: Nuk është çështje inati, por rrodhën gjërat si rrodhën dhe në këtë situatë jo gjithmonë e drejta fitoi, por për Shkodrën zoti e ndihmoi.

Nano: Po sikur ndodhte ndryshe?

Ademi: Ajo që ndodhi në Shqipëri është vërtet një tragjedi e madhe.

Nano: Ndodhi prej jush?

Ademi: Unë mund të them që ndodhi prej nesh dhe prej nesh u vërtetua se ishte një tragjedi e madhe dhe kur kthehem në kohë dhe pavarësisht dilemave të secilit demokrat dhe për këtë akuzë që po thoni ky ishte i vetmi instrument për të treguar se mazhoranca në pushtet edhe vetëm nuk mund ta bëjë. Përpjekjet tona kanë qenë të mëdha, reale të vërteta e ideale, por konteksti është ai që përcakton gjërat.

Nano: Ne duhet t’i bëjmë pyetje vetes pse në Kosovë bëjnë zgjedhje të rregullta

Ademi: Unë mendoj që lidhet me traditën, vullneti politik është i pari, pastaj ka diskutime lidhur me sistemin zgjedhor që ka Kosova. Vullneti politk e përcakton për të zbatuar kodin ligjin dhe në Kosovë kjo ka vlerë dhe forcat politike e kanë këtë dhe mendoj se ka një traditë të mirë. në Shqipëri kur bëhet fjalë për procesin zgjedhor. Mendoj që ata kanë një traditë më të mirë lirie, kanë dhënë një shembull pozitiv për forcat politike dhe mazhorancën në pushtet.

Nano: Unë do doja që ju demokratët ta pranonit?

Ademi: Shumë gjëra mund të ishin bërë ndryshe. Kontesti përcakton ca lëvizje duke mos dhënë mundësi të tjera.

Nëse do ishte PD pjesë në zgjedhjet vendore do thuhej që ju pretendoni që ka vjedhje të votës, në këtë moment që flasim procesi është pastruar nga hamendësimet që mund të bëheshin lidhur me  pretendimet. Duke u pastruar nga pjesëmarrja ka dalë e vërteta në shesh, është aq e dhimbshme që do thotë që një parti në pushtet që nuk ka asnjë nevojë ëpr të vjedhur se është e vetme. është procesi më i keq për administrim zgjedhor.

Unë kam dërguar në prokurori të gjitha pretendimet për vjedhje, manipulim, keqpërdorim përdorim të administratës publike, falsifikim të firmave. Prokuroria ka filluar hetimin. Për të parë sa e rëndë është situata. Sa në dritë ka dalë e zeza e gjithë procesit korruptiv e kriminal që ka mbjellë Edi Rama. Ka një vetëdije që ajo që ndodhi në 30 qershor ishte shumë e keqe.

Komisioni i Venecias ka për të dhënë rekomandimet e veta, por të shohim raportin e ODIHR ne nuk jemi as në kuadrin e një shteti brenda një kuadri institucional e ligjor, se nuk jemi një vend që funksionon brenda një kuadri institucional.

Nano: Ka vende më të këqinj dhe zgjedhjet nuk i kanë braktisur kurrë.

Ademi: Në kushtet e Shqiëprisë dhe në Shkodër përballja me krimin është më e rëndë, por ka ndihmuar ky instrument për të treguar mafien në pushtet.

Do të duhej që Shkodrës dhe qytetarëve të Shkodrës t’i jepet shansi për të zgjedhur. Unë vazhdoj detyrën për shkak të ligjit, por mandati im ka mbaruar.

Kjo do jetë mundësia për të zhbllokuar krizën në vend. Jemi në periudhë tranzicioni të krizës për të pasur një zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese. Dua të shpresoj që Gjykata të jetë e pavarur. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono