Vokshi: Rama mashtroi sërish studentët

15:30 | 21/01/201915:300

Por për demokratët, ndërprerja e financimit të rrugës Thumanë-Kashar dhe kalimi i këtij fondi për Paktin e Universitetit është mashtrimi i radhës që qeveria bën për studentët. Sipas deputetes së PD-së, Albana Vokshi në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë qindarkë këtë vit për aksin Thumanë-Kashar.

“Edi Rama u tall edhe sot në mënyrë të paturpshme me studentët, duke thelluar më tej përçmimin dhe hakmarrjen ndaj kujtdo që ngre zërin kundër qeverisë së tij hajdute. Studentët nuk përfitojnë asnjë qindarkë nga pazari dhe hilet e Edi Ramës me koncesionin Thumanë – Kashar. Kryeministri i ka gënjyer studentët, sepse për Thumanë – Kashar këtë vit në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë qindarkë. Është për të ardhur keq, sesi Ministrja e Ekonomisë, edhe pse vetë është nënë, pranon me gjakftohtësi të mashtrojë studentët, duke u bërë vegël e bindur e Edi Ramës kundër tyre. Për t’i sjellë në vëmendje publikut dhe medias:  Buxheti i vitit 2019 do të paguajë rreth 105 milionë euro për koncesionet dhe PPP-të e oligarkëve të Edi Ramës.   Për të financuar kërkesat e studentëve, me një faturë rreth 16 milionë euro, mjafton që Edi Rama: Të anullojë koncesionin korruptiv të inceneratorëve për të cilin i paguan njeriut të Arben Ahmetajt 18 milion euro në vit.  Ose të anullojë koncesionet korruptive në shëndetësi, për të cilat shqiptarët u paguajnë miqve dhe klientëve të Edi Ramës 33 milionë euro në vit, por nuk marrin shërbim. Për plotësimin e kërkesave të studentëve jo me mashtrime, por me akte konkrete, mjafton që Edi Rama të anullojë 27 milionë eurot që i paguan klientëve të tij Kastrati e Salillari për koncesionin e pavlerë të Rrugës së Kombit apo klientit tjetër Gjoka Konstruksion për koncesionin korruptiv të Rrugës së Arbrit”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono