Vodhi 2 milion lekë në banesën e kushëririt, arrestohet 29-vjeçari

09:11 | 04/12/201909:110

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Kamëz pasi akuzohet se ka vjedhur 2 milionë lekë të reja në një banesë.

Në pranga ka rënë  A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cousins” i ndjekur me metoda proaktive.

Opracioni për zbardhjen e vjedhjes të ndodhur më datë 06 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të reja.

Vihet në pranga një shtetas dhe dy të tjerë procedohen në gjëndje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Cousins” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).

Si dhe u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

– G. Q., 15 vjeç,  dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono