Voda: Protesta e sotme është e paligjshme, pasoja mbi organizatorët e protestuesit

18:30 | 13/05/2019

Protesta e sotme e opozitës është e paligjshme në kuptimin e ligjit për tubimet, ndërsa pasojat do të bien mbi organizatorët dhe protestuesit. Është kjo deklarata e Zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda në studion e ABC News me Bruna Çifligun.

“Do ketë angazhim të forcave të policisë, ka plan operacional nga policia, por fatkeqësisht opozita do veprojë në shkelje të ligjit për tubimet, se ka bërë një kërkesë për organizmin e protestës. Është kthyer mbrapsht kërkesa për t’u plotësuar me disa elementë nuk ka asnjë reagim nga PD dhe aleatët dhe për momentin policia nuk ka një vendim për të protestuar. Pra sot në kuptimin e ligjit për tubimet është e paligjshme. Protesta do zhvillohet, policia do jetë në krye të detyrës do respektojë ligjin por pasojat do bien mbi organizatorët dhe protestuesit që në mënyrë të paligjshme do marrin pjësë në protestë”.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të resektojnë ligjin dhe të mos përdorin akte dhune. Sipas saj mungon akuza e protestës dhe është një atentat ndaj institucioneve kushtetuese.

“U bëj thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin për tubimet të protestojnë, por mos përdorin akte dhune. Dhuna nuk i përket Shqipërisë së vitit 2019, mungon kauza e kësaj proteste, një atentat ndaj institucioneve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Unë besoj se prokuroria do të reagojë. Në krah të policsë së shtetit kanë qenë të gjithë partnerët ndërkombëtarë”.

E gjithë kjo sipas zv/ministres ndodh për shkak të finalizimit të reformës në drejtësi, ku ka shumë dosje të nxehta që presim të dalin përgjegjësit para drejtësisë.

“Kemi të bëjmë me turmë të çoroditur, të dëshpëruar që për shkak të reformës në drejtësi që po troket finalizimi. Ajo që ne presim është krijimi SPAK dhe BKH për korrupsionin dhe krimet e rënda dhe ka dosje të nxehta që ne presim të dalin përgjegjësit para drejtësisë. Nëse opozita do mendonte për të mirën në Shqipërisë nuk do duhet të bëhej pengesë për finalizimin e reformës në drejtësi dhe krijimin e këtyre dy institucioneve ku dalja e opozitës e vonoi”. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono