Voda: Gjobëvënia në fokus të paketës për “të paprekshmit”

18:49 | 09/10/2018

E ftuar në “Mbrëmje në ABC News” me gazetaren Mirela Milori zëvendës ministrja e Rendit Rovena Voda.

 

Një diskutim mbi vendimin e qeverisë për mbylljen e pikave të basteve. Sipas Vodës struktura që do të ketë në fokus këtë segment të “infektuar” do të jetë forca e ligjit. Të gjitha lojërat e fatit si kazinotë e mëdha edhe pikat e basteve duke filluar nga 1 janari do të zhvendosen në periferi të qytetit. Duke perfshirë edhe mbyllje të këtyre objekteve për mosplotësim të procedurave.

“Nga 31 dhjetori nuk do të lejohet të punojnë më asnjë sallon apo pikë basti apo kazino pranë qendrave të banuara”.

Në lidhje me paketën e masave të përmendur nga kryeministri Rama, ajo tregoi se është një ide mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe të të “paprekshmëve”. Tahmë në kodin penal do të mund të parashikohen dënime shumë të ashpra për këto vepra penale.

“Gjobëvenia do të jetë në fokus të paketës së të paprekshmëve”.

Voda tregoi se gjithashtu janë shtuar dhe masa të reja dhe ndryshme për trajtimin e të burgosurve.

“E drejta e komunikimit me jashtë do të jetë nën mbikqyrje dhe kontroll shumë të rreptë. Me çdo shkelje të mundshme do të bëhet shtim i dënimit”.

Në lidhje me konsumimin e lëndëve narkotike nëpër shkolla, zv/ministrja u shpreh se një vendim tjetër që lidhet me sigurinë është shtuar. Do të vihet në zbatim plani për prezencën e 150 oficerëve nëpër shkolla.

“Është një proces pilot që ka nisur në disa gjimnaze të Tiranës. Të veshur civilë dhe të paarmatosur. Do të jenë persona të trajnuar, prezenca e tyre do te jetë impakt”.

Në lidhje me ligjin e gjendjes civile në ministrine e Brendshme Voda u shpreh se u ndërhy në ligj në mënyrë që të jepen lehtësira dhe për prindërit që janë bërë me fëmijë jashtë Shqipërisë. Gjithashtu dhe çregjistrimi i të vdekurve nuk do të lihet më në dorën e qytetarëve. Brenda 6 muajve çdo qytetar duhet të deklarojë vendbanimin e tij.

Për rasti “Xhesiela” Voda tregoi se ajo është marrë që dje në mbrojtje në lidhje me rastin e vënies së tritolit në shtëpinë e saj.

“Xhesiela është rasti i pastër ku një patrullë policie për efekt të sigurisë së zonës mund të bëjë patrullim të shtuar për të pasur nën kontroll zonën. Do të ketë një oficer policie të detikuar për zonën. Ka një patrullim policor për 24 orë dhe një agjent krimesh.”

Në lidhje me dyshmet e vënies së tritolit ajo tha se duhet lënë policisë të ndjekë hetimet./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT