Vlorë, në kujtim të eksodit të vitit 1991, varkat me vela spektakël


11:13 | 08/07/2018

“Regata Grande Salento” tashmë në edicionin e 8-të mbërritën në Vlorë. Ndryshe nga edicionet e tjera  që parashikonin vetëm udhëtimin vajtje-ardhje nga Brindizi, kësaj here barkat me vela të Lidhjes detare italiane kanë zbarkuar në jug të Shqipërisë, në një shfaqje spektakolare edhe në Gjirin e Vlorës. Është lidhja detare italiane, seksioni i Brindizit e cila ka themeluar në 2011 këtë Regate në kujtim të eksodit shqiptar të vitit 1991. Por risia e këtij viti është dhe Regatta në Gjirin e Vlorës, e cila çel edicionin e saj të parë. Regata “Brindisi Valona” ka një domëthenie që shkon përtej garës sportive, një takim mes dy brigjeve, dy popujve, dy kulturave, një mesazh miqësie dhe dëshirë për të nxitur bashkëpunimin kulturore, ekonomik dhe turistik. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono