Vlorë, banorët e Panajasë presin shiun për të pirë ujë

15:20 | 16/05/2019

Fshati Panaja në Vlorë prej 30-vjetësh vuan mungesën e ujit të pijshëm. Banorët thonë se presin shiun për të mbushur ujë, ose përdorin ujin e puseve.

Kur hyn në Panaja vetëm pak km larg Vlorës,  bidonët e shumtë të tërheqin vëmendjen. Shërbejnë që banorët të mos vdesin nga etja. Mbushen ose me botë, ose me ujë shiu. Në Panaja numërohen 259 shtëpi. Një fshat i njohur për vreshtat dhe ullinjte. Më banorë që paguajnë faturën e ujit çdo muaj dhe që u vjen turp për atë që u ka ndodhur prej shumë vitesh.

Këtu u tentua investimi i një ujësjellësi të ri. Por që kurrë nuk u finalizua. Të moshuarit luten për ditët me shi. Ashtu rendisin çfarëdo lloj ene, nga bidonët e kazanët për t’i mbushur ato me ujë.

Në anë të rrugës se vjetër nacionale Vlorë -Fier, Panaja i ngjan një kohe të kaluar. Nuk mungon vetëm uji i pijshëm. Me energji elektrike furnizohen herë pas herë.

ELTON NIKA

GAZETAR I ABCNEWS, VLORË



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono