Vllaznia pikë mbijetese në Gjirokastër, “kopjon” Teutën
FUTBOLL VLLAZNIA LUFTETARI - Ndeshja e futbollit, Vllaznia-Luftetari i Gjirokastres, 2-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, luajtur ne stadiumin Loro Borici, ne qytetin e Shkodres./r/n/r/nFOOTBALL MATCH VLLAZNIA vs LUFTETARI - Albanian Super League football match Vllaznia vs Luftetari of Gjirokastra, 2-2, at the Loro Borici stadium in city of Shkoder.

17:00 | 25/02/2018

Vllaznia mori një pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën, duke barazuar 0-0 në Gjirokastër. Luftëtari vendas pati raste të shumta dhe habia ishte e madhe që nuk arriti të shënonte qoftë edhe një gol.

Dy ndeshjet ngjanë si dy pika uji.
Pasi Teuta arriti të merrte pikë në Durrës ndaj Flamurtarit, ja ku u përgjigj Vllaznia me një barazim në Gjirokastër.
Të njëjtët rezultate, 0-0, me thuajse të njëjtën lojë nga dy ekipet në garë për mbijetesën.

Ndryshimi i vetëm ishte nga faktori fushë, pasi shkodranët u ndodhën nën presion nga Luftëtari vendas, ndërsa durrsakët krijuan më shumë të shtunën përballë vlonjatëve.
Gjirokastritët duhej të kishin shënuar më shumë sesa një gol, me rastet që patën, por Bregu e Abazaj sikur u tallën me futbollin, dhe me publikun, duke humbur shanse të pabesueshme.
A thua gabuan si njerëz, apo mos ndoshta llogaritë në Superligë kanë nisur të ndikojnë që tani?

Vështirë të thuhet dhe vështirë të gjendet edhe pse vetë Luftëtari nuk mund të thuhet se është krejtësisht jashtë rrezikut për të rënë nga kategoria.
Vllaznia e trajnerit Ernest Gjoka, besohet ende të tronditur pas sulmit të së enjtes, bëri pak, por mori atë që deshi, pra pikën.
Me 22 pikë, shkodranët janë 4 pikë mbi Teutën e vendit të parafundit, vend që të zbret poshtë.

Luftëtari, ndërkaq, u barazua me pikë me Partizanin, nga 28, por duke qenë mbi kryeqytetasit për shkak të golaverazhit më të mirë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono