“Vllau si shkjau”: Majko, mesazh të fortë nga Kosova për përplasjen Rama-Haradinaj

14:58 | 18/01/202014:580

Pandeli Majko rikujtoi periudhën e vështirë që kaluan shqiptarët gjatë luftës së Kosovës në një aktivitet të organizuar në Prizren me rastin e 21 vjetorit të ngjarjeve të rënda për kombin.

Aktiviteti bëri bashkë si rrallë herë më parë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin, ndersa Majko dha edhe një mesazh bashkimi mes të gjithëve, gjë e cila nuk mund të mos lexohet edhe si një reagim ndaj përplasjes Rama-Haradinaj, shkruan abcnews.al.


Majko tha se shqiptarët e Kosovës i falenderonin shqiptarët e Shqipërisë për ç’ka bënë në vitin 1999, por sipas tij “vëllai nuk falenderohet se prandaj është vëlla, që të japë dorën në ditë të vështirë”.

“Ne jemi vllau dhe vllau edhe falenderohet, edhe nuk falenderohet. Po a të mërzit ndonjëherë vllau, edhe të mërzit, prandaj është vëlla. Si i thoni ju në Kosovë, kur ta sjell ndonjëherë në majë të hundër vllau..: Vllau si shkjau. Prandaj ne duhet ta duam njeri-tjetrin, kur në ato ditë të vështira përcaktuam se kush jemi dhe ku duhet të shkojmë”, tha Majko.

Majko ceku edhe sakrificat që populli shqiptar bëri gjatë luftës në Kosovë duke thënë se në vitet 11998-1999, të gjitha forcat politike në Shqipëri ishin bashkuar në moton “kur serbi na vret, ne duhet të jemi bashke”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono