Vjen dimri i acartë, si do të jenë temperaturat nga nesër

14:11 | 02/01/2019

Deri në minus 10 gradë celcius do të bien temperaturat. Sipas meteorologëve ndryshimet e motit do të nisin prej datës 3 Janar dhe do të zgjasin deri në 9 Janar.

I ftohti i acartë është pas porte. Nga data 3 Janar meteorologët paralajmërojnë ardhjen e dimrit të vërtetë. Në kryeqytet temperaturat do të zbresin në 5 gradë maksimalja dhe minus 6 minimalja. Në Korçë maksimalja do të shënojë nën dy gradë celcius dhe minimalja minus 11. Nga 3 Janari në Kukës temperaturat bien në 0 dhe -8. Ndërsa në 4 Janar minimalja në Kukës pritet të jetë -11 gradë.

Ky ndryshim i motit do të vijë pasi gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon, e cila po influencon në territorin e Shqipërisë duke sjellë mot relativisht të qëndrueshëm.

E shtuna duket si dita më e ngrohtë ku temperaturat do të ngrihen duke shkuar deri në -4 gradë. Të dielën ato shënojnë sërish rënie në -5 gradë, për të arritur të martën në -8 gradë. Megjithatë nuk do të zgjasin shumë këto temperatura të ulëta. Pas datës 9 Janar moti do të ngrohet. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten pas kësaj date duke shkuar deri në 15 gradë Celsius./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono