Vjedhjet në Korçë/Çdo natë raportohen dy ngjarje


12:37 | 14/03/2018

Banorët e Korçës janë të terrorizuar nga grabitësit dhe hajdutët. Raste janë shtuar aq sa zyrtarisht raportohen për dy raste në natë. Policia e ka të vështirë të zbuloje apo të kapë autorët.

Nata për korçarët vjen bashkë me frikën e vjedhjeve dhe grabitjeve.  Askush nuk është i sigurt. Kush ka një shtëpi, biznes apo makine, është i rrezikuar dhe ekspozuar ndaj fenomenit, që po merr përmasa alarmante. Në Korçë dhe rrethina, denoncohen mesatarisht 2 vjedhje apo grabitje çdo natë. Policia është e pafuqishme të marrë nën kontroll situatën e pazakontë.

Grabitësit, të cilët dyshohet të jenë të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, po terrorizojnë bizneset dhe tregtarët, duke ju vjedhur shuma të konsiderueshme parash.

Mekanizmi i kryerjes së grabitjeve, është i njëjte dhe fillon me neutralizimin e rojeve, për të përfunduar me vjedhjen e kasafortave dhe fshirjen e çdo gjurme, duke marrë serverat e kamerave të sigurisë.

Për policinë është bërë e pamundur rënia në gjurmë dhe identifikimi i autorëve, të cilet veprojnë të maskuar dhe armatosur dhe janë mjaft të kujdesshëm në zhdukjen e provave.
Hajdutët ordinerë nuk kanë shumë pretendime. Nëse nuk gjejnë para ose sende të çmuara, marrin ç ‘të mundin, nga pasqyrat e makinave, tapetet, elektroshtëpiaket, deri  tek mishi dhe cigaret.

Shtëpitë e emigranteve, në të cilët nuk banon njeri apo shtëpitë e të moshuarve, që kanë familjarët në emigracion, sulmohen më së shumti nga grabitësit.

Ndërsa shifrat e krimeve ndaj pasurisë rriten frikshëm, niveli i zbulueshmërisë, mbetet shqetësues për vjedhjet ordinere dhe zero për grabitjet.

Gazetare e ABC News, Korçe: Daniela Zisi

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono