Viza për në SHBA, Berisha në Opinion: Nuk kam bërë asnjë kërkesë që nga viti 2013

23:07 | 31/01/201923:070

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sqaruar në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion” në Tv Klan se nuk ka bërë asnjë kërkesë që prej vitit 2013 deri më sot për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe në vende të tjera të botës.

Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit Rama, i cili foli me kode në Parlament nëse ka refuzim vize ndaj Berishës për udhëtim në SHBA, ish-Kryeministri u shpreh me përgjegjësi se nuk ka ndodhur asgjë e tillë.

Sali Berisha: E them me përgjegjësi absolute se që nga dita që kam dorëzuar deri më sot nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar zyrtarisht në ansjë vend të globit. E konsideroj veten person privat. Nuk kam bërë asnjë kërkesë, nuk më është refuzuar asgjë. E kundërta mund të ketë ndodhur. Më kanë ardhur me dhjetra ftesa, i kam refuzuar që të gjitha. Asnjë udhëtim zyrtar nuk pranoj sepse kam dhënë dorëheqje. Nuk më shkon mua tani të kaloj nga një zyrë në tjerën.

Blendi Fevziu: Keni tentuar të shkoni privatisht në SHBA?

Sali Berisha: Kurrë, në mënyrë kategorike. Kur më është sugjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi, ja kam shpjeguar, jo i kam thënë nuk shkoj, sepse unë tani jam privat. Kjo është e vërteta.

Blendi Fevziu: Nga doli ky lajm?

Sali Berisha: Nuk e kam dëgjuar kurrë! Në mënyrë kategorike as e kam dëgjuar as e kam parë. Që nga viti 2013 deri sot nuk kam bërë kurrë asnjë këresë për asnjë udhëtim as në SHBA dhe në asnjë vend tjetër që ka viza. Sa i përket Gjermanisë, kam qenë mëngjesin e lutjeve. Gjysma e atyre që shkojnë aty janë si puna ime. Është mëngjes lutjesh. /tvklan.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono