Viti i ri shkollor, Ferizaj: Ja sfidat në arsim

15:48 | 16/09/201915:480

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor drejtoresha e zhvillimit të arsimit në ministrinë e Arsimit dhe Sportit Anila Ferizaj ka folur në studion e ABC News për sfidat në arsim, si reforma në arsim dhe rritja  e cilësisë.

Ferizaj përmendi nismat më të fundit që janë ndërmarrë nga ministria në sektorin e arsimit si librat falas dhe klasat kolektive. Sipas saj 600 mln lekë nga buxheti i shtetit shkojnë për familjet shqiptare për arsimin fillor, një nismë kjo e monitoruar nga ministria.

“Nismë e madhe 600 mln lekë nga buxheti  shkonin në familjet shqiptare, pra gjithë cilki fillor sot marrin tekste në përdorim falas. Që kur kjo nsimë nisi udhën e saj ne e kemi monitoruar hap pas hapi, jemi kujdesur që t’i mbajnë librat pastër e kemi monituar dhe në fund të vitit shkollor ne kemi vlerësuar rreth 80% të përdorshme kurse 20 % të dëmtuara. U vendos që klasa e parë të ishte komplet e re. Klasa e pestë meqënëse sivjet hyn për herë të parë është e tëra e re. Libra të përdour ka klasa e dytë, e tretë dhe e katërt. Ne kemi montuar procesin dhe kemi parë që shumica e prindërve janë të kënaqur nga kjo nismë. Rreth 70 mije tekste falas shkojnë fëmijët në nevojë”.

Sa u takon klasave kolektive Ferizaj tha se ky proces mori kohën e vet dhe vijon ende.

“Përmirësimi i ciklit parauniversitar është prioritet i MAS, dhe klasat kolektive ishin një proces që mori kohën e vet. Nga 33 mijë fëmijë që bënin mësim në klasa kolektive, ne 3 mijë fëmijë arritëm t’i çonim në klasa të veçanta. Ishte një proces në bashkëpunim me prindërit, komunitetin, por u arrit. Vjet ishin 3 mijë fëmije që kanë lëvizur nga klasat kolektive për arsye të ndryshme demografike dhe ne do ta vijojmë procesin aty ku kemi mundësi për t’i grupuar. Por edhe për fëmijët që do vijojnë në klasa kolektive ne do vijojmë të punojmë”.

Një tjetër sfidë në arsim, sipas Ferizajt mbetet edhe rritja e cilësisë dhe rritja e numrit të psikologëve. Por Ferizaj përmendi një tjetër projekt për shkollat i cili është përkrahur masivisht dhe janë pikërisht oficerët e sigurisë, ku nga 15 sot janë dhjetëfishuar.

“Një projekt për shkolla më të sigurta që u nis me 15 oficerë sigurie me një përgatitje, që kanë ndjekur një kurs tremujor në Akademinë e Policisë dhe janë hallkë ndërlidhëse. Këta ishin në fillim 15 në gjimnazet kryesore të Tiranës dhe sot janë 115 oficerë sigurie”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono