Viti i ri akademik, konvikti në Gjirokastër pa ujë të pijshëm

14:16 | 11/09/201914:160

Konviktit ku akomodohen studentët në Gjirokastër i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm pasi kjo drejtori ka borxhe ndër vite ndaj ujësjellësit. Drejtoresha e Ndërmarrjes se Trajtimit Studentor, Doriana Demo, thotë se ka depozituar një padi ne gjykatë për ish-drejtorin dhe ka bërë një kërkesë në Ministrinë e Arsimit për zgjidhen e situatës.

Borxhet e grumbulluara prej vitesh nga Ndërmarrja e Trajtimit Studentor në Gjirokastër kanë detyruar ujësjellësin në këtë qytet që të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm. Drejtoresha e konviktit, Doriana Demo, thotë se ka paditur në Gjykatën e Gjirokastrës paraardhësin e saj.

“Si administratore kam njoftuar Këshillin Mbikëqyrës, kam ngritur padi në prokurori, jo vetëm prej meje por edhe nga drejtoria e Inspektimit Financiar për gjithë keqmenaxhimin e fondeve që është bërë në shoqëri. Janë çuar dokumentet janë hapur çështjet penale. Ne jemi gati për të dalë në gjyq. E para për të marrë lekët që nuk janë paguar nga këtyre furnitorëve ndaj ujësjellësi dhe OSHEE dhe së dyti për të nxjerrë fajtorët që çdokush të veprojë dhe të marrë përgjegjësinë”, tha Demo.

Demo ka informuar edhe Ministrinë e Arsimit për mungesën e ujit të pijshëm pasi për një muaj fillon viti i ri akademik.

Nuk ka munguar korrespondenca me Ministrinë e Arsimit. Pres nga momenti në moment që të më japin zgjidhjen, për gati një muaj fillon edhe shkolla dhe ne jemi përpara faktit ku nuk kemi nga t’ia mbajmë”, tha Demo.

Kjo drejtori është debitore edhe pranë OSHEE. Situata me ujin e pijshëm rëndohet akoma më shumë në një kohë kur konvikti do të presë më shumë studentë se vitin e kaluar./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono