Viti 2018 nis me zhvlerësim të lekut ndaj euros


14:38 | 03/01/2018

Viti 2018 ka nisur me një dobësim të lekut ndaj euros. Por nga ana tjetër, monedha shqiptare është forcuar ndaj dollarit.
Sipas kursit të këmbimit valuator të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet me 133.07 lekë, ose 0.12 lekë më shumë se kursi në ditët e fundit të vitit të kaluar.
Ndërsa monedha amerikane, dollari ka vazhduar rënien duke u këmbyer me 110. 82 lekë, pse 0.28 lekë më pak se në fundin e 2017-s.
Sipas ekspertëve, janari është periudha kur mbaron efekti i rritjes së vlerës së valutës për shkak të emigrantëve e turistëve. Ata vlerësojnë se dobësimi i lekut ka ndjekur tendencën sezonale, siç ndodh zakonisht në fillim të vitit, kur monedha vendase humb pikë, në pritje të rinisjes së ritmit tregtar, që sjell rritjen e kërkesës për valutë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono