Vithkuqi, fshati turistik i Korçës midis harresës dhe mrekullisë natyrore

16:45 | 22/04/201916:450

Një ndër fshatrat turistikë të Korçës është Vithkuqi. Një zonë me bukuri të shumta natyrore,  por e lënë në harresë dhe që nuk është promovuar kurrë. Ndaj dhe të vetmit që e eksplorojnë Vithkuqin janë turistët rastësorë apo vizitorët e rrallë.

Relievi malor, që thyhet nga kodrat e buta, pyjet halorë ,klima alpine, e përshtatshme për turizëm gjithëvjetor e listojnë Vithkuqin, ndër fshatrat më atraktivë të juglindjes.

Por  të vetmit që kuriozohen ta eksplorojnë janë turistet rastësorë dhe vizitorë të rrallë.
Për shumë vite, rruga drejt Vithkuqit ishte plotësisht e degraduar, e cila mori zgjidhje nga investimi për gazsjellësin TAP.

Kjo rriti shpresën e banorëve që zona të orientohet drejt turizmit.

Të paktat biznese shërbimi dhe hotelerie, që kanë mundur të mbijetojnë,i shqetëson më së shumti, mungesa e promovimit dhe mos-përfshirja në guida turistike.
Vendasit, dinë si t’i begenisin turistêt,sidomos të huajt, që afektohen pas turizmit të aventurës dhe kuzhinës tradicionale,të pasur dhe të shëndetshme.

Ndërsa trashëgimia kulturore dhe historike e fshatit të vogël,që dikur kishte 24 kisha dhe sot numëron,14 thesare  të periudhës postbizantine, ka mbetur e gjitha në harresë.
Banorët e Vithkuqit kanë gjetur pak mbështetje nga vendorët ,ndërsa mbeten problematike uji i pijshëm dhe rrjeti i amortizuar i energjisë elektrike.
Fshati është tkurrur ndër vite nga emigracioni dhe lëvizja drejt qyteteve të tjera.

Ata që kanë mbetur,edhe pse sot jetojnë nga toka dhe blegtoria, i kanë sytë nga turizmi dhe krijimi i mundësive reale, për të shfrytëzuar bukuritë dhe pasuritë unike të zonës.

Daniela Zisi, gazetare ABC News

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono