Virozat e stinës mund të nxjerrin në pah një diabet të fshehur, Fureraj: Mos i neglizhoni simptomat

12:21 | 25/01/202012:210

Virozat e stinës mund të nxjerrin në pah një diabet të fshehur, por mund të rrisin dhe nivelin e glicemisë në gjak tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje. Mjeku endokrinolog në spitalin Hygeia në Tiranë, Thanas Fureraj bën thirrje për të mos neglizhuar situatën.

Nëse keni kaluar një virozë dhe vuani nga diabeti atëherë është me rëndësi që të mbani nën  kontroll këtë të fundit. Mjeku Fureraj tregon se infeksionet që mund të merren gjatë stinës se ftohtë bëhen shkak për të rritur nivelin e glicemisë në gjak.

“Për shkak të influencës kemi hedhjen në gjak të hormoneve të stresit, të cilat rrisin gliceminë. Rritja e glicemisë shoqërohet me masa si: ndryshimi i mjekimit apo modifikimi i dozave të mjekimit duke rritur sasinë e tyre dhe do shoqëruar me marrje të likuideve ( lëngjeve të pasheqerosura).

Shumë pacientë nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur këtyre shenjave dhe paraqiten tek mjeku kur gjendja shëndetësore e tyre është rënduar.

“Pjesa më e madhe e pacientëve na vjen  me dezekuilibër, hiperglicemi etj”, u shpreh mjeku endokrinolog.

Virozat e stinës mund të nxjerrin në pah edhe një diabet të fshehur. Mjeku endokrinolog në Spitalin Hygeia në Tiranë bën thirrje për tu paraqitur tek specialisti shfaqen disa nga simptomat si temperaturë e lartë, etje e shtuar për ujë…

“Pas një gjendje gripale mund të kenë shenja të tjera që nuk kanë lidhje me gripin siç është etja e shtuar, urinim i shpeshtë, debolesë si edhe temperaturë të lartë. Pacienti nisur nga këto rrethana duhet të bëjë një kontroll të sheqerit sepse mund të ketë shpërthyer një glicemi”, tha më tej Fureraj.

Ndërkohë për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak këshilla e bluzave të bardha është kombinimi i ilaçeve me një ushqime të ekuilibruara dhe aktivitet fizik, minimumi 150 minuta në javë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono