“Virgjëria” e Rukie Ramës e rrëfyer nga ish-kryeprokurori komunist

10:39 | 09/11/201910:390

Në Tropojën e vitit të largët 1974, një operativ i Sigurimit të Shtetit tenton me të gjitha mënyrat të fusë në shtrat një vajzë të zonës.

Por vajza nga malësia e refuzon. E refuzon pafundësisht. Për hakmarrje, njeriu i Sigurimit të Shtetit, fabrikon prova dhe dëshmitarë me qëllim që ta fusë në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës.

Krejt e vetme, vajza mundohet të mbrohet. Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i bindur për krimet, pasi ishte i dashuri i saj, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore.

Ekspertët vërtetojnë se vajza ishte e virgjër, por Sigurimi i Shtetit nuk tërhiqet.

Për herë të parë, emisioni “Abc/Story” i gazetarit Ferdinand Dervishi, sjell, të shtunën në mbrëmje, në televizionin “Abc News” historinë e plotë e Rukie Ramës, këtë radhë të dëshmuar nga ish-Kryeprokurori i Tropojës, Kristaq Ngjela.

Përmes një rrëfimi të pazakontë ish-kryeprokurori tregon kulisat që thureshin në Ministrinë e Brendshme dhe Kryeprokurorinë e kohës me qëllim që Rukie Rama të dënohej me patjetër, pavarësisht provave e fakteve./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono