Villa: Unë probleme me Messin?! Ju tregoj të vërtetën!

10:29 | 14/11/201910:290

David Villa e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Sulmuesi spanjoll, pjesë e Vissel Kobe në Japoni, me përfundimin e sezonit do të duhet të mendoje se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Sigurisht më parë do të pushojë dhe të qartësojë gjërat në kokën e tij. Fillimisht ka menduar të sqarojë për të gjithë raportin me Lionel Messi.

Fjalët e shumta për një marrëdhënie jo të mirë mes të dyve janë hedhur poshtë nga Villa. “Asnjëherë nuk kam pasur polemika, me Messin apo me ndonjë shok tjetër skuadre”, shprehet sulmuesi, i cili kërkon të tregojë se ka qenë korrekt kudo ku ka luajtur dhe nuk është ata që shkaktojnë telashe.

“Messin e konsideroj një koleg të shkëlqyer dhe ndihem me shumë fat që kam luajtur në një ekip  me të”, është shprehur Villa në emisionin “El Transistor” në “Onda Cero”. Sulmuesi dhe Messi ishin protagonistë në finalen e Champions League në vitin 2011, kur i shënuan dy golat që i dhanë trofeun Barcelonës ndaj Manchester United. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono