Mbetet në paraburgim Albin Kurti


10:50 | 07/12/2017

Gjykata e Apelit ka vendosur që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi të mbeten në paraburgim.

Kësisoj kjo gjykatë e  ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të Kurtit kundër aktvendimit  mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27 nëntor.

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pa bazuara, ngase dy deputetët e VV-së më 26 nëntor e kanë  shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit një ditë më parë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli po akuzohen për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono