Vijon dhe sot protesta e studentëve para kryeministrisë

12:06 | 16/12/2018

Studentët vijojnë dhe sot protestën në ditën e 12 të rezistencës së tyre, në këmbëngulje të plotësimit të tetë kërkesave të tyre nga qeveria “Rama”. Ata kanë paralajmëruar protestë masive të hënën me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Ndërkohë ditën e djeshme studentët e fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule me pretendimin se nuk i ka pritur në takim për të diskutuar problematikat.

Kule, thanë studentët, kishte kërkuar një përfaqësi prej 20 studentësh, gjë që nuk është pranuar prej tyre. Përballë grupimit më të madh në numër të studentëve, duket se dekani ka preferuar të mos përballet me nxënësit. Studentët, nën argumentin se dekani nuk po i mbështet në tetë kërkesat e parashtruara, kërkojnë dorëheqjen e tij. Pas kësaj kërkese ka reaguar Dekanati i Fakultetit ekonomik, i cili ka hedhur poshtë pretendimin e studentëve dhe ka sqaruar se paraditen e së hënës do të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve të dekanatit dhe studentëve.

E diela nuk është pushim për studentët. Ndonëse më vonë se zakonisht e më të pakët në numër dolën sërish para Kryeministrisë. Në ditën e 12 të protestës studentët flasin për transformim të saj.

Studenti 1: “Protesta është transformuar, nuk është më ajo masivja e ditëve të para por është nj ëprotestë e cila ka kaluar në kufijtë e rezistencës dhe rezistenca vazhdon nga orët e para të mëngjesit e direi në orët e vona të natës. Rezistenca jonë është një gjë që i bën akoma dhe më shumë presion kryeministrit.”

Studentët vijojnë të kërkojnë vendime për tetë kërkesat e tyre, ndërsa kryeministri vijon të kërkojë dialog.

Studenti 2: “Nuk ka nevojë për bisedime për këto kërkesa, bsedimët janë për gjëra më madhore. Këto janë kërkesa tepër minimale.”

Këtë herë me ndjekësit e tij në Instagram shefi i qeverisë ka ndarë një foto të studentëve në Shtete e Bashkuara të Amerikës për të cilët thotë se pasi u ulën në tryezë me autoritetet morën një marrëveshje të favorshme, por studentët në Shqipëri e përjashtojnë këtë mundësi.

Studenti 3: “Jo nuk dorëzohemi dhe nuk kemi për tu dorëzuar kurrë. Nuk kemi bërë asnjë lloj plani, plani i vetëm jemi ne.”

Studentët nuk besojnë prandaj thonë se do të vijojnë të qëndrojnë në bulevard. Të hënën tregojnë se po përgatisin një protestë masive e kombëtare pasi studentët nga rrethet rikthehen në Tiranë, ndërkohë presin t’ju bashkohen edhe prindër pedagogë e qytetarë.

“Ne shpresojmë që kryeministri ti thërrasë mendjes dhe ti plotësojë 8 pikat sepse protestat dhe bojkoti nuk do të jenë vetëm këtë javë që hyn, por do të vazhdojë deri në janar derisa kërkesat tona të plotësohen.”/abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono