09:20 | 20/01/2019

Katër persona me maska kanë grabitur një argjendari në mes të qytetit të Lushnjës. 100 milionë lekë të vjetra llogaritet dëmi shkaktuar biznesit. Pronari i biznesit ka llogaritur humbjet dhe ka bërë deklarimin në polici. Grabitja ka ndodhur në rreth orës 5 të mëngjesit.

Janë pamjet pas grabitjes së argjendarisë në Lushnje. Autorët që besohet se ishin katër persona kanë marrë çfarë gjetën sende me vlerë në vitrinën e dyqanit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në sheshin kryesor përballë bashkisë.

Sipas informacionit të dhënë nga pronari i dyqanit, i cili banon në katin e dytë të pallatit, poshtë së cilit ka edhe biznezin, sapo ka rënë alarmi, ai ka zbritur poshtë. Ka arritur të shohe katër hajdutët të veshur me kapuc në kokë dhe me kostum sportiv. Një i pestë i priste në makinë.

Sipas pamjeve filmike të kamerave të argjendarisë të sekuestruara nga policia, hajdutët kanë kryer vjedhjen brenda dy minutave. Ata hapën me levë hekuri qepenin, thyen xhamat dhe morën të gjitha bizhuteritë të ekspozuara në vitrinat si edhe disa ora të markave të shtrenjta. Vlera e materialeve të vjedhura ende nuk është përllogaritur nga policia, por sipas pronarëve ajo arrin afërsisht 10 milionë lekë.

Gjithçka ka ndodhur në momentin që janë ndërruar turnet e policisë, pasi një furgon i tyre qëndron përherë në qendër të qytetit. Mesa duket hajdutët kanë pritur këtë çast dhe kanë vepruar. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono