Video: Vijon skandali i drejtësisë që mbyll sytë para provave me zë e figurë

21:42 | 03/07/201821:420

Në muajin nëntor “Stop” transmetoi rastin e mësueses së shkollës 9 vjeçare “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan, Lindita Sejdini, e cila u ndëshkua nga drejtoresha Ilda Nako. Sejdini kishte marrë raport në QSUT, por drejtoresha nuk ia kishte njohur atë.

Si të mos mjaftonte kjo, drejtoresha Nako kishte ngritur një komision disiplinor, për të ndëshkuar arsimtaren, por kishte falsifikuar firmat e anëtarëve të komisionit.

Pasi u vërtetua me zë dhe me figurë në emisionin “Stop”, ku raporti ishte i saktë dhe rezultoi që drejtoresha zonja Nako gënjente, pasi u vërtetua institucionalisht edhe nga QSUT-ja që ky raport ishte i rregullt, atëherë mësuesja Sejdini bëri kallzim për bëmat e drejtoreshës, por prokurori Petref Asllani vendosi mosfillimin e procedimit penal për kallëzim të rremë për Ilda Nakon.

Po kështu kryetari i gjykatës Elbasan Sulejman Kurti, ka vendosur njëlloj si prokurori Asllani duke mbyllur sytë para provave që flasin vetë.

Lindita Sejdini: Kallëzimin ndaj drejtoreshës së shkollës për falsifikimin e raportit e bëra rreth muajit Prill. Me short i ra prokurorit Petref Asllani, i cili sipas gjykimit të tij, për mungesë provash e mbylli çështjen, megjithëse unë pretendoja që kishte filmime dhe materiale të mjaftueshme, të cilët vërtetonin që falsifikimi nuk ishte nga ana ime po nga ana e drejtoreshës.

Pas gjithë kësaj etape, zoti Prokuror e mbylli çështjen duke vendosur të mosfillimin e procedimit penal. Pretendimi i zotit prokuror ishte se ky kallëzim mund të bëhet nga çdo qytetar dhe nuk sillte asnjë provë dhe asnjë implikim për një vepër penale.

Nga ana tjetër, neni 305/b i Kodit Penal thotë se në qoftë se një nga qytetarët e vendit kryen një falsifikim atëherë ata mbajnë përgjegjësi penale, ku kjo vepër dënohet deri me 6 muaj burg.

Por çuditërisht për këtë prokuror dhe më pas për gjykatën nuk përbën një shkelje edhe një kallëzim të rremë që ka kryer Ilda Nako./tvklan.al 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono