VIDEO | VAR, penallti dhe karton i kuq: Sa polemika mes Romës dhe Napolit

16:57 | 02/11/201916:570

Roma konfirmon edhe kundër Napolit formën e mirë që po kalon. Ekipi i Fonsecës fitoi 2-1 në “Olimpico” përballë nënkampionëve, duke regjistruar fitoren e tretë rresht në kampionat, teksa nuk humbet prej 25 shtatorit (0-2 kundër Atalantës).

Nicolo Zaniolo zhbllokoi shifrat me një gol të bukur në minutën e 19-të. Roma pati mundësinë për të dyfishuar, por Meret priti penalltinë e Kolarov. Vendasit fituan një tjetër penallti në pjesën e dytë.

Nga pika e bardhë u paraqit francezi Veretout, i cili ia doli të shënonte. Ekipi i Ancelottit reagoi me anë të Milik. Sulmuesi polak mori një asist nga Lozano dhe rihapi ndeshjen.

Gjithsesi, Roma ia doli të ruante avantazhin dhe siguroi një fitore të madhe, edhe pse e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak (turku Cetin u ndëshkua me të kuqe në minutat shtesë). Ky sukses e ngjit Romën përkohësisht në vend të katërt me 19 pikë, ndërsa Napoli numëron një pikë më pak. /abcnews.al

Roma – Napoli 2-1
(Zaniolo 19′, Veretout 55′ / Milik 72′)

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono