VIDEO/ ”Uau”, habitet policia britanike, kap brenda në shtëpi shqiptarët

10:26 | 09/11/201910:260

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi kishin përshtatur në një apartament ,  fabrikë të “sofistikuar” për kultivimin e kanabisit. Apartamenti rezultonte se ishte me qira nga 2 italianë.

Kur polica ushtroi kontrollin në apartament gjeti më shumë se 300 bimë kanabisi të cilat kultivoheshin në çdo dhomë të apartamentit.

Policia angleze ka filmuar gjithçka që nga momenti i hyrjes në këtë apartament.

Prokurori që ka nën hetim këtë çështje njoftoi se ishin gjetur një sasi e konsiderueshme bimësh me lëndë narkotike të cilat ishin gati për tregtim.

Në video shihet momenti kur policia hyn në banesën e shqiptarëve dhe arreston në flagrancë Bekim Selmanin 27 vjeç, ndërsa ishte duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjithashtu në banesë u arrestua edhe 26 vjeçari Pashko Paluca.

Në total policia sekuestro 321 bimë narkotike. Mësohet se Pashko nuk ka pranuar tu përgjigjet pyetjeve ndërsa Selmani ka thënë se do të fitonin rreth 5 mijë deri në 6 mijë paund kur bimët të maturoheshin. Ndërkohë ata kanë refuzuar të thonë se për kë punonin.

Autoritetet angleze kanë ngritur hetimet dhe dyshohet se në këtë aktivitet janë të përfshirë më shumë persona.  /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono