VIDEO | Tragjedia e Bryant, u parashikua edhe në një film vizatimor

15:55 | 27/01/202015:550

Kobe Bryant humbi jetën në mënyrë të papritur ditën e djeshme pas përplasjes së helikopterit ku ishin të pranishëm edhe tetë persona të tjerë, mes tyre edhe vajza 13-vjeçare e legjendës së basketbollit.

Vdekjen e tij duket se e ka parashikuar dikush tetë vite më parë dhe ky lajm po bën tashmë xhiron në internet. Një person kishte postuar me datë 13 nëntor të vitit 2012 në Twitter parashikimin e tij që Bryant do të humbiste jetën nga një aksident me helikopter.

Në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video tjetër nga filmi vizatimor ” “Legends of Chamberlain Heights” i transmetuar nga “Comedy Central”, që kishte bërë të njëjtin parashikim. Episodi u quajt “Fundi i ditëve” dhe u shfaq më 16 nëntor të vitit 2016, aty ku Kobe paraqitet me dy trofe në duar pas përplasjes me helikopterin e tij. /abcnews.al

Filmi vizatimor on Vidnews.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono