Video skandali me policin, Lleshaj në Malësinë e madhe

11:39 | 12/02/2019

Ministri Sandër Lleshaj deklaroi para gazetarëve në Koplik, se Berhan Bajrakurti, shefi i policisë që u arrestua, pasi iu publikua në media një video ku bënte veprime të turpshme, është i arrestuar. Policia po kërkon denoncuesin, por nuk ka denoncues. Lleshaj tha se polici po mbahet i arrestuar në mënyrë që të eliminohen shanset për intimidim të denoncuesve.

Një ditë pas publikimit të video-skandalit, ku inspektori i policisë në Gruemirë akuzohej në media se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare,  ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkoi në veri të vendit.

I shoqëruar nga drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe kryetari i bashkisë se Koplikut Tonin Marinaj zhvilluan një mbledhje me Këshillin Bashkiak.

Pas takimit ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se janë në kërkim të denoncuesit të rastit, i cili nuk është gjetur deri tani.

“Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është; kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt”.

Polici në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga  pas publikimit te video skandalit, I dyshuar për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje. Mbrëmjen e hënë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u njoftua se nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambient të mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga këqyrja e banesës. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe këqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin. Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka pasur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin ne fjalë.

Bajrakurti ishte shkarkuar në 2008-ën dhe punonte si fatorino. Ai u rikthye në detyrë pasi bëri komisionerin në zgjedhjet lokale të 2015-ës



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono